Irani prezanton tre bomba të përparuara inteligjente
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90046-irani_prezanton_tre_bomba_të_përparuara_inteligjente
Forcat e Armatosura të Iranit kanë zbuluar tre bomba inteligjente dhe precize, pasi Republika Islamike po përpiqet për të forcuar mbrojtjen e saj përballë kërcënimeve të huaja.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 06, 2019 18:27 Europe/Tirane
  • Irani prezanton tre bomba të përparuara inteligjente

Forcat e Armatosura të Iranit kanë zbuluar tre bomba inteligjente dhe precize, pasi Republika Islamike po përpiqet për të forcuar mbrojtjen e saj përballë kërcënimeve të huaja.

Bombat e prodhuara në Iran me emrin "Jasin", "Balaban" dhe një seri e re e raketave Ghaem u zbuluan gjatë një ceremonie të martën në prani të Ministrit të Mbrojtjes të Iranit, Gjeneral Amir Hatami. Duke folur në këtë ceremoni, shefi iranian i mbrojtjes tha se bomba inteligjente "Balaban" ka krahë të palosshëm të dizajnuar për të rritur rrezen e saj. Ajo drejtohet nga sistemit GPS dhe sensorë dhe mund të montohet në aeroplanët luftarakë. Hatami e përshkroi bombën Jasin si një bombë inteligjente, të drejtuar nga distanca, e cila mund të godasë nga një distancë prej 50 kilometrash objektivin e saj nga aeroplanët me ose pa pilot. Ghaem është gjithashtu një raketë e projektuar për sulme precize dhe mund të godasë objektivin me një tolerancë brenda 50 centimetrave, sipas ministrit Hatami. Hatami më tej tha se arritjet e fundit të mbrojtjes janë një tjetër manifestim i fuqisë së Iranit dhe "tregoi se Ministria e Mbrojtjes kurrë nuk do të hezitojë të mbrojë Republikën Islamike dhe të forcojë sigurinë pavarësisht nga keqdashjet dhe komplotet e bëra nga Amerika."