Sanksionimi i z. Zarif, shkelje e ligjeve ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90054-sanksionimi_i_z._zarif_shkelje_e_ligjeve_ndërkombëtare
Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Maxhid Takht Ravançi ka denoncuar administratën e Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e sanksioneve ndaj Ministrit të Jashtëm të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të rëndë të rregullave ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 07, 2019 04:32 Europe/Tirane
  • Sanksionimi i z. Zarif, shkelje e ligjeve ndërkombëtare

Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Maxhid Takht Ravançi ka denoncuar administratën e Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e sanksioneve ndaj Ministrit të Jashtëm të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të rëndë të rregullave ndërkombëtare.

Takht Ravançi, në një letër drejtuar të martën Sekretarit të Përgjithshëm të OKB António Guterres, deklaroi se sanksionet ndaj Zarif tregojnë "një veprim tjetër të paligjshëm dhe joplomatik" nga zyrtarët amerikanë kundër Iranit. "Ky veprim tregon se regjimi amerikan i infektuar me sjellje mashtruese e të paarsyeshme në nivelin ndërkombëtar, po përbuz diplomacinë, e cila është një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit për të ruajtur dhe mbështetur paqen dhe sigurinë midis kombeve. Kjo zbulon hipokrizinë me rrënjë të thella të autoriteteve të Shteteve të Bashkuara në pretendimet e tyre të ndryshme paradoksale”, thuhet në letër. Diplomati iranian theksoi më tej se sanksionet janë pjesë e "politikës së përgjithshme të Uashingtonit për të ndërmarrë terrorizëm ekonomik kundër popullit iranian dhe për të ushtruar presion mbi përfaqësuesit e tij". "Republika Islamike e Iranit e konsideron një veprim të tillë të paligjshëm një shkelje flagrante të parimeve themelore të së drejtës diplomatike, në veçanti të parimit të paprekshmërisë dhe imunitetit të zyrtarëve të huaj të rangut të lartë, përfshirë imunitetin e ministrave të punëve të jashtme, si një normë e pranuar botërisht dhe si një rregull i së drejtës ndërkombëtare", theksoi Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara. Takht Ravançi më pas  i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të dënojë sjelljen e paligjshme të Shteteve të Bashkuara kundër promovimit të multilateralizmit, dhe të qëndrojë e vendosur në mbrojtjen e parimeve të vendosura nga ligji ndërkombëtar.