Lideri Suprem: Boshti i Rezistencës do ta shkatërrojë "Akordin e shekullit
(last modified Sat, 10 Aug 2019 20:14:26 GMT )
Gusht 10, 2019 22:14 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem: Boshti i Rezistencës do ta shkatërrojë

Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i revolucionit islamik, në mesazhin e tij për pelegrinët e Shtëpisë së Zotit në Haxh, e vuri theksin mbi unitetin e Umetit Islam dhe në kundërshtimin e komploteve të armiqve kundër Palestinës.

Ai distancimin nga arrogantët me në krye Amerikën, e ka quajtur distancim nga vrasësit e njerëzve të pafajshëm dhe të përvuajtur, distancim nga luftënxitësit, dënimin e bazës së terrorizmit mes tyre të ISIS dhe Blackwater, thirrje e kombit islam kundër regjimit fëmijë-vrasës sionist dhe kundër mbështetësve të tij, dënim i luftërave të Amerikës dhe aleatëve të saj në rajonin e ndjeshëm të Azisë Perëndimore dhe veriun e Afrikës dhe pasi theksoi se çështja palestineze është në krye të çështjeve politikë të myslimanëve tha: Plani “ Akordi i Shekullit” i përpiluar nga Amerika shtypëse dhe nga ndjekësit e saj tradhtarë, është krim kundër shoqërisë njerëzore. I ftoj të gjithë që të ngrihen për të eliminuar këtë helm të armikut dhe me ndihmën e Zotit jo vetëm ky plan, por të gjitha komplotet e frontit arrogant do të dështojnë përballë vullnetit dhe besimit të frontit të rezistencës. Lideri Suprem në vazhdim theksoi: Secili prej riteve të haxhit janë vetëm një pjesë e imazhit të treguar nga islami për bashkimin e tij të përshtatshëm. Shkëmbimi i njohurive dhe i kapitaleve mes popujve të vendeve dhe zonave të largëta dhe shkëmbimi i njohjeve, eksperiencave dhe lajmeve mbi gjendjen e njëri-tjetrit, janë rezultatet jetike dhe shumë të mëdha të haxhit të cilat nuk mund të humben. Dijetarët e botës islame ku disa prej tyre aktualisht ndodhen në ceremoninë e haxhit, mbajnë përsipër përgjegjësi të vështirë dhe të rëndë. Me iniciativën dhe punën e tyre këto mësime duhet tu përcillen kombeve dhe opinionit publik dhe nëpërmjet tyre të arrihet shkëmbimi i mendimeve, eksperiencave dhe i aspiratave spirituale dhe fetare. Sot një prej çështjeve më të rëndësishme të botës islame është çështja palestineze, e cila ndodhet në krye të të gjitha çështjeve politike të myslimanëve, qofshin ata të çdo medh'hebi, etnie apo gjuhe. Shtypja dhe padrejtësia më e madhe e shekujve të fundit ka ndodhur në Palestinë. Në këtë ngjarje të dhimbshme të gjithë gjërat e një kombi si toka, shtëpia, ferma, kapitali, dinjiteti dhe identiteti janë konfiskuar. Ky komb me ndihmën e shenjtë nuk është thyer kurrë dhe sot në krahasim me dje është akoma më i guximshëm dhe më trim, mirëpo që ai të arrijë rezultat, ai ka nevojë për ndihmën e të gjithë myslimanëve. Plani Akordi i Shekullit, që është hartuar nga Amerika shtypëse dhe e padrejtë se bashku me disa tradhtarë, është një krim që i bëhet shoqërisë njerëzore dhe jo vetëm kombit palestinez. Ne kemi nevojë të angazhohemi të gjithë së bashku për të thyer dhe dështuar këtë plan të armikut dhe me ndihmën hyjnore jo vetëm ky plan por të gjitha kurthet e tjera të frontit të arrogancës do të dështojnë përballë vullnetit dhe besimit të frontit të rezistencës.

 

Tags