Irani dhe Katarit theksojnë forcimin e marrëdhënieve bilaterale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90152-irani_dhe_katarit_theksojnë_forcimin_e_marrëdhënieve_bilaterale
Muhamed Xhavad Zarif dhe Muhamed bin Abdul’rahman al-Thani, përkatësisht ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe ministër i jashtëm i Katarit, gjatë takimit që patën dje në Doha theksuan forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 12, 2019 03:25 Europe/Tirane
  • Irani dhe Katarit theksojnë forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Muhamed Xhavad Zarif dhe Muhamed bin Abdul’rahman al-Thani, përkatësisht ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe ministër i jashtëm i Katarit, gjatë takimit që patën dje në Doha theksuan forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

Në këtë takim shefat e diplomacisë së Katarit dhe Iranit diskutuan për nivelin e bashkëpunimit dypalësh. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e dielë në krye të një delegacioni ka shkuar për tu takuar me autoritetet e larta të Katarit. Dje presidenti i Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani pati një bisedë telefonike me sheik Tamim bin Hamd al-Thani emiri i Katarit të cilin e uroi për festën e Kurban Bajramit. Në këtë bisedë telefonike emiri i Katarit mirëpriti zgjerimin e marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit. Nga ana e tij presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, marrëdhëniet Teheran-Doha i cilësoi miqësore, vëllazërore dhe në zhvillim e sipër dhe theksoi se këto marrëdhënie sidomos në fushën politike, ekonomike dhe kulturore duhen zgjeruar akoma më shumë. Gjithashtu presidenti iranian pasi uroi qeverinë, popullin e Katarit dhe të gjithë myslimanët e botës për festën e Kurban bajramit theksoi se ruajtja dhe forcimi i sigurisë në Gjirin Persik, ngushticën e Hormuzit dhe detin e Omanit ka rëndësi të madhe për Iranin i cili është i mendimit se ruajtja e kësaj sigurie garanton interesat dhe zhvillimin e popujve të rajonit. ndër të tjera presidenti Ruhani tha se qëllimi i disa vendeve jashtë rajonit si Amerika është imponimi i pasigurisë në Gjirin Persik , veprim që ndërlikon problemet dhe i bën ato më të rrezikshme.