Zarif: Forcat e huaja shkaktojnë pasiguri në rajon
"Forcat e huaja po shkaktojnë pasiguri në rajon", tha ministri i jashtëm iranian, duke shtuar se koalicionet ushtarake tashmë kanë dështuar.
Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif, i cili ka udhëtuar në Doha, ka zhvilluar bisedime me Ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohamed bin Abdul Rahman, ku theksoi se Irani dhe vendet e tjera në rajon janë përgjegjëse për sigurinë në Gjirin Persik. Zarif gjithashtu kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve Iran-Katar në të gjitha fushat, përfshirë politikën dhe ekonominë në zhvillim dhe shtoi se konsultimi i vazhdueshëm i dy vendeve për zhvillimet rajonale është një nevojë e ngutshme rajonale. Ministri i Jashtëm i Katarit, Muhamed bin Abdul’rahman gjithashtu shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet në rritje të Teheranit dhe Doha dhe duke theksuar rolin e dy vendeve në sjelljen e paqes dhe stabilitetit në rajon shtoi se duhet punuar së bashku për të forcuar elementin e dialogut për të zgjidhur problemet rajonale. Ministri i Jashtëm iranian, mbërriti dje në Doha, kryeqyteti i Katarit për t'u takuar me zyrtarë të këtij vendi.