Zarif takohet me emirin e Katarit
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me emirin e Katarit pasi përmendi sanksionet e padrejta të Amerikës kundër Iranit shtoi se terrorizmi ekonomik kundër popullit iranian nuk ka asnjë efekt dhe vetëm sa shton pasigurinë në rajon.
Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, sot u takua me Tamin bin Hamd Al Thani emir i Katarit. Ai në këtë takim theksoi politikën e Teheranit për zgjerimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe shtoi se marrëdhëniet Teheran-Doha janë shembull i mirë i marrëdhënieve politike të Iranit me vendet e rajonit. Tamim Hamd bin Al Thani emiri i Katarit në këtë takim përmendi marrëdhëniet e afërta dhe vëllazërore të Iranit dhe Katarit dhe kërkoi më shumë konsulta dypalëshe për çështje të rajonit dhe ato ndërkombëtare dhe përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të rajonit i cilësoi të domosdoshme. Ai gjithashtu vuri në dukje gatishmërinë e Dohas për të vendosur paqen dhe stabilitetin në rajon. Muhamed Xhavad Zarif ndodhet në Doha të Katarit dhe vizitën e tij në këtë vend e ka quajtur konstruktive duke shtuar se vetëm vendet e rajonit mund të garantojnë sigurinë në rajon.