Irani mbështet Jemenin e unifikuar, paralajmëron për komplote separatiste
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90201-irani_mbështet_jemenin_e_unifikuar_paralajmëron_për_komplote_separatiste
Irani deklaroi se mbështet një Jemen të unifikuar, duke paralajmëruar kundër komploteve që synojnë ndarjen e vendit arab të shkatërruar nga lufta.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 14, 2019 17:19 Europe/Tirane
  • Irani mbështet Jemenin e unifikuar, paralajmëron për komplote separatiste

Irani deklaroi se mbështet një Jemen të unifikuar, duke paralajmëruar kundër komploteve që synojnë ndarjen e vendit arab të shkatërruar nga lufta.

"Koalicioni i pushtuesve sauditë dhe emiratas, së bashku me mercenarët e tyre, të cilët gjatë pesë viteve të fundit nuk arritën të thyejnë vullnetin e popullit jemenas duke përdorur armë të përparuara, masakra dhe shkatërrim masiv dhe që tani shohin humbjen e tyre përballë frymës së rezistencës dhe qëndrueshmërisë së njerëzve në të gjithë Jemenin, po kërkojnë të ndajnë Jemenin përmes një komploti të dyshimtë, "tha të mërkurën Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Abas Musavi. Ai riafirmoi mbështetjen e Iranit për "një Jemen të unifikuar" dhe tha se të gjithë jemenas ndajnë përgjegjësinë për ruajtjen e solidaritetit të vendit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit shprehu shpresën se ndalja e luftës në Jemen do t'i hapte rrugën grupeve të ndryshme politike të vendit për të filluar negociatat brenda Jemenit drejt formimit të një qeverie gjithëpërfshirëse. Zyrtari iranian u bëri jehonë paralajmërimeve të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, i cili bëri thirrje për rezistencë të fortë kundër komploteve të udhëhequra nga sauditët për të ndarë Jemenin.