"Mos e vini në provë mbrojtjen ajrore të Iranit!"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90202-mos_e_vini_në_provë_mbrojtjen_ajrore_të_iranit!
Gjeneral brigade Alireza Sabahi Fard, komandant i Forcave Ajrore të Iranit, deklaroi:" "Ne duhet të jemi mirënjohës për mirësitë e Zotit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 14, 2019 21:50 Europe/Tirane

Gjeneral brigade Alireza Sabahi Fard, komandant i Forcave Ajrore të Iranit, deklaroi:" "Ne duhet të jemi mirënjohës për mirësitë e Zotit.

Një nga këto mirësi është Lideri Suprem, i cili është përgjegjës për komandën e forcave të armatosura. "  Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, duke folur të mërkurën në një ceremoni të kadetëve të rinj të Forcave Ajrore të Iranit, gjeneral Sabahi Fard shtoi: "Sot, ushtria iraniane, falë forcës së saj parandaluese, është bërë një mburojë e fuqishme. Ajo mbron kufijtë e Republikës Islamike të Iranit me një autoritet të tillë, që armiqtë kurrë nuk do të mendojnë të shkelin integritetin territorial të Iranit. Nëse armiqtë tanë zbarkuan më pak se 200 milje nga ngushtica e Hormuzit duke larguar anijet e tyre nga Gjiri Persik, kjo është për shkak të fuqisë parandaluese të forcave tona të armatosura; ata e dinë që fuqia mbrojtëse e Iranit nuk mund të vihet në provë". Duke iu referuar instalimit të mbrojtjes raketore në të gjithë vendin, Gjeneral Brigade Alireza Sabahi Fard shtoi se Mbrojtja Ajrore Iraniane po skanon gjithë qiellin iranian, madje edhe përtej kufijve iranianë.