Musavi: Irani nuk ka premtuar asgjë për lirimin e cisternës Grace 1
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se Republika Islamike e Iranit nuk ka dhënë asnjë angazhim për lirimin e cisternës së naftës Grace 1.
"Irani mbështet Sirinë në të gjitha fushat, përfshirë naftën dhe energjinë," tha të Premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Sejed Abas Musavi, duke përmendur se Irani nuk kishte dhënë asnjë angazhim për të mos dërguar cisternën e naftës "Grace 1" në Siri. Musavi, duke këmbëngulur se Irani do të vazhdojë shitjen e naftës iraniane për klientët e rinj dhe të vjetër, tha: "Kjo është diçka e ligjshme dhe nuk ka asnjë lidhje me asnjë vend të tretë". "Destinacioni i cisternës nuk ishte Siria, por edhe sikur të ishte, ky nuk është biznesi i askujt. RII do të shesë naftën e saj për të gjithë klientët e vjetër dhe të rinj", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit. Duke injoruar presionin dhe kërkesën zyrtare të SHBA për të zgjatur më tej ndalimin e cisternës Grace 1 (e cila e ka ndryshuar emrin në Adrian Darya), Gjykata Supreme e Gjibraltarit urdhëroi përfundimisht lirimin e saj.