Zarif viziton Kuvajtin për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90242-zarif_viziton_kuvajtin_për_zgjerimin_e_bashkëpunimit_rajonal
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në vazhdën e diplomacisë rajonale të Iranit sot ka nisur një vizitë në Kuvajt ku do të takohet me homologun e tij kuvajtian dhe funksionarët e lartë të këtij vendi. Në këto takime do të diskutohet për marrëdhëniet dyapëlshe dhe zhvillimet rajonale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 17, 2019 03:41 Europe/Tirane
  • Zarif viziton Kuvajtin për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në vazhdën e diplomacisë rajonale të Iranit sot ka nisur një vizitë në Kuvajt ku do të takohet me homologun e tij kuvajtian dhe funksionarët e lartë të këtij vendi. Në këto takime do të diskutohet për marrëdhëniet dyapëlshe dhe zhvillimet rajonale.

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit javën e kaluar ka zhvilluar një vizitë në Doha të Katarit ku analizojë zhvillimet e fundit të rajonit. siguria dhe stabiliteti në rajon dhe i vendeve fqinje është gjithmonë prioritet i kërkesave të Republikës Islamike të Iranit. Irani megjithëse ka qenë objekt i disa padrejtësive nga ana e disa vende të rajonit, mirëpo në asnjë moment nuk ka ndërmarrë hapa dhe masa kundër asnjë vendi fqinj. Qëllimi kryesor i Iranit është arritja e mirëkuptimit në rajon dhe diskutimi me vendet e rajonit për arritjen e qëllimeve është prioritet i diplomacisë dhe politikës së jashtme të Iranit. Vizita e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, në Kuvajt gjithashtu ka për qëllim zgjerimin e bashkëpunimit të gjithanshëm të Iranit me këtë vend. Hasan Hani’zade ekspert i çështjeve të rajonit duke analizuar diplomacinë rajonale të Iranit thotë: Situata në rajon sot është ë formë të atillë që vendet e rajonit kanë nevojë për më shumë solidariteti dhe kjo vizitë për shkak të zhvillimeve në rajon ka rëndësi të madhe sidomos për krijimin e një lloj bashkëpunimi rajonal mes Iranit dhe vendeve të tjera të rajonit. Megjithatë është e nevojshme që edhe vendet e tjera të rajonit të hedhin hapa konkretë në këtë drejtim. Sheik Naser Sabah al-Ahmed al-Sabah, kryeministër i Kuvajtit dhe ministër i mbrojtjes i këtij vendi në bisedën e tij telefonike me major Khatami ministër i mbrojtjes i Iranit, pasi shprehu interesimin e Kuvajtit për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ka thënë: Irani ka një pozitë përcaktues dhe me ndikim në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Sheik Sabah al-Khaled al-Sabah, zëvendësi i kryeministrit dhe ministër i jashtëm i Kuvajtit në takimin e fundit të tij me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, ka thënë: Të gjitha vendet e rajonit janë të të njëjtit mendim se duhet mbajtur një dialog gjithëpërfshirës rajonal me Iranin si një vend i rëndësishëm dhe me ndikim ndërkohë që ne kemi dialog dhe bisedime me vendet dhe organizatat e tjera rajonale dhe ndërkombëtare dhe përse ky dialog dhe ky bashkëpunim nuk duhet të jetë edhe me Iranin. Irani deri më sot nuk ka kursyer asnjë veprim për të ruajtur sigurinë e lundrimit detar në Gjirin Persik, ngushticën e Hormuzit dhe në detin e Omanit. Në këto kushte bashkëpunimi dhe solidariteti me vendet e rajonit dhe sidomos me vendet fqinje është në prioritet të diplomacisë së Iranit. Me fjalë të tjera duhet thënë se siguria e rajonit është një pikë e përbashkët e Iranit dhe e vendeve fqinje në Gjirin Persik. Përveç kësaj vendet e rajonit duhet të përpiqen më shumë për të pasur bisedime konstruktive në këtë fushë, pasi Irani është një prej vendeve më të rëndësishme në ruajtjen dhe garantimin e  sigurisë së gjirit Persik. Çka është e rëndësishme është se për garantimin e sigurisë në gjirin Persik, bashkëpunimi mes fqinjëve është i domosdoshëm. Mirëpo nga ana tjetër ndërhyrjet e Amerikës, vënë në rrezik të gjithë sigurinë e rajonit. që nga koha kur Donald Trump ka ardhur në pushtet, tensionet janë shtuar. Prania e të huajve në rajon ka për qëllim që tregtia ndërkombëtare detare në gjirin Persik të marrë përmasa sigurie dhe kjo çon në shtimin e shitjes së armëve për miliarda dollarë për vendet e rajonit dhe kjo nuk sjell gjë tjetër veçse humbje të besimit për vendet e tjera rajonale. Strategjia kryesore dhe bazë e Iranit është krijimi besimit me vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe në këtë mes dialogu dhe bisedimi është në interes të të gjithë vendeve të rajonit. Irani për të ruajtur sigurinë e Gjirit Persik dhe të detit të Omanit ka propozuar krijimin e asamblesë së dialogut rajonal. Irani gjithashtu ka propozuar nënshkrimin e një traktati për mos kryerjen e agresioneve mes vendeve të rajonit dhe ky propozim vazhdon të jetë në tryezë. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit javën e kaluar me publikimin e një interviste të tij me rrjetin informativ Al-Jazeera në gjuhën angleze, theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të vendeve të rajonit për garantimin e sigurisë dhe tha: Rruga më e mirë për garantimin e sigurisë është që të jemi bashkë me njëri-tjetrin dhe Irani është i gatshëm për këtë.