Amerika nxjerr urdhër për konfiskimin e anijes Grace 1
Gjykata rajonale e Kolumbisë në Amerikë ka nxjerrë një urdhër për bllokimin dhe konfiskimin e anijes iraniane Grace 1 në ujërat e Gjibraltarit.
Gjykata e Kolumbisë në justifikimin e këtij verdikti ka pretenduar se urdhri është lëshuar për shkak të shfrytëzimit të sistemit financiar amerikan në mbështetje dhe garantimin financiar me anë të shitjes së produkteve naftore për Sirinë. Anija iraniane Grace 1 është bllokuar nga forcat angleze pa asnjë shkak dhe vetëm me pretekstin e shkeljes së sanksioneve të BE kundër Sirisë. Qeveria e Gjibraltarit ka lëshuar një super tanker të Iranit, i cili u kap nga marinsat britanike në ngushticën e Gjibraltarit më 4 korrik, me gjithë presionin e Shteteve të Bashkuara për vazhdimin e ndalimit të kësaj cisterne. "Autoritetet në Gjibraltar kanë liruar supertankerin iranian Grace 1, i cili u kap në 4 korrik me dyshimin se po transportonte 2.1 milion fuçi naftë të papërpunuar në Siri duke shkelur sanksionet e BE", citoi Reuters Gjykatën e Gjibraltarit të raportonte të enjten. “Mbi këtë bazë, kryeministri Fabian Picardo ka vendosur të revokojë urdhrin e ndalimit dhe të lejojë anijen të lundrojë”, njoftoi gazeta “Kronika e Gjibraltarit”. Autoritetet e drejtësisë në Gjibraltar, thanë se asnjë kërkesë amerikane nuk ishte aktualisht para gjykatës. Më herët gjatë ditës së enjte, u raportua se Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, ka bërë një kërkesë, për të ndalur transportuesin e naftës. Irani e kishte cilësuar kapjen e cisternës Grace 1 si një akt piraterie të forcave Britanike dhe kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj.