Garda Revolucionare paralajmëron armiqtë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90266-garda_revolucionare_paralajmëron_armiqtë
"Ne i këshillojmë armiqtë tanë të mos mendojnë për idenë e komplotit dhe sulmit kundër Iranit për të cilin do të pendohen", tha zv/komandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 17, 2019 17:27 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare paralajmëron armiqtë

"Ne i këshillojmë armiqtë tanë të mos mendojnë për idenë e komplotit dhe sulmit kundër Iranit për të cilin do të pendohen", tha zv/komandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik.

Garda Revolucionare u ka bërë thirrje armiqve të Iranit që të mësojnë nga disfatat e dikurshme të pësuara nga ata që u përpoqën të sulmojnë Iranin, duke paralajmëruar kundër çdo sulmi ndaj Iranit. "Armiku e ka testuar Republikën Islamike të Iranit për 40 vjet dhe duhet të mësojë nga e kaluara," tha gjeneral-brigade Ali Fadavi, zv/komandanti i Gardës së Revolucionit Islamik. Gjeneral brigade Fadavi tha se prania mbrojtëse e Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik në ngushticën e Hormuzit është forcuar për shkak të zhvillimeve të fundit në rajonin e Gjirit Persik. "Ne sugjerojmë që armiku madje të shmangë mendimet për komplot kundër Iranit dhe ta sulmojë atë, sepse do të pendohet rëndë", shtoi ai. Fadavi tha se Garda Revolucionare po përparonte në të gjitha aspektet në lidhje me "mbrojtjen e Revolucionit Islamik", duke shtuar se vendi duhet të presë "zhvillim shumë pozitiv" në të ardhmen e afërt.