Irani nuk dëshiron negociata me Uashingtonin
Teherani nuk preferon negociata me Uashingtonin dhe çdo ndërmjetësues duhet të fokusohet në kthimin e Amerikës në marrëveshjen bërthamore.
Kështu deklaroi Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një konferencë të përbashkët shtypi me Pekka Havisto ministër i jashtëm i Finlandës. Në vazhdim ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shtoi se Amerika duhet të respektojë zotimet e saj në kuadër të rezolutës 2231 të KS të OKB e cila vetë e ka mbështetur këtë rezolutë. Me miratimin e rezolutës 2231 të KS të OKB në vitin 2015 janë anuluar 6 rezoluta të mëparshme të këtij këshilli kundër Iranit dhe janë hequr sanksionet bërthamore të vendosura kundër Iranit. Ministri Zarif bllokimin e anijes iraniane në ngushticën e Gjibraltarit me urdhër të Amerikës dhe Anglisë e ka quajtur të jashtëligjshëm dhe pasi shprehu kënaqësinë nga lirimi i kësaj anije tha: vendimi i gjykatës amerikane për bllokonin e cisternës iraniane është bërë për motive politike. Nga ana e tij ministri i jashtëm i Finlandës theksoi se vendi i tij është një prej mbështetësve kryesorë të marrëveshjes bërthamore.