Takht’revançi; prania e huaj në rajon, faktor destabilizues
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90342-takht’revançi_prania_e_huaj_në_rajon_faktor_destabilizues
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, deklaroi se ruajtja e sigurisë së Gjirit Persik është përgjegjësi e vendeve përreth tij dhe shtoi se prania dhe ndërhyrja e forcave të huaja në këtë rajon është faktor destabiliteti dhe kjo nuk pranohet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 21, 2019 03:33 Europe/Tirane
  • Takht’revançi; prania e huaj në rajon, faktor destabilizues

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, deklaroi se ruajtja e sigurisë së Gjirit Persik është përgjegjësi e vendeve përreth tij dhe shtoi se prania dhe ndërhyrja e forcave të huaja në këtë rajon është faktor destabiliteti dhe kjo nuk pranohet.

Maxhid Takht’revançi, i pranishëm në takimin e KS të OKB ku janë analizuar sfidat e paqe dhe sigurisë në Azinë Perëndimore theksi se çdo përpjekje për të krijuar koalicion për të garantuar sigurinë e anijeve në rajonin e Gjirit Persik, është e destinuar të dështojë. Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB në këtë takim theksoi se çështja kryesore dhe më e rëndësishme e rajonit të Azisë Perëndimore është çështja e Palestinës dhe shtoi se deri në kohën kur kjo krizë të mos zgjidhjet, paqja dhe siguria e rajonit nuk do të vendoset. Takht’revançi ndër të tjera përmendi ndërhyrjet e Amerikës në rajon dhe tha se tregues të kësaj ndërhyrjeje mund të gjenden shumë lehtë në Iran, Irak, Siri dhe Jemen. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB duke iu drejtuar autoriteteve amerikane ka thënë se Irani ndodhet prej mijëra vitesh në rajon dhe me mijëra vite të tjera do të jetë po aty.