Zarif kthehet në Teheran
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pas vizitës në 4 vende evropiane përkatësisht, Finlandë, Norvegji, Suedi dhe Francë, sot në mëngjes është kthyer në Teheran.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, turneu i shefit të diplomacisë iraniane , Muhamed Xhavad Zarif në Evropë, nisi me vizitën e tij të së dielës në Helsinki të Finlandës. Ditën e dielë ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u takua me Sauli Ninisto president i Finlandës me të cilin diskutoi për çështje ndërkombëtare dhe rajonale. Zarif pas kësaj pati takime të ndara me ministrat e jashtëm, të zhvillimit dhe tregtisë dhe me disa funksionarë të tjerë. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit nga Finlanda shkoi në Suedi ku u takua me Stefan Lofven kryeministër, Margot Wallstrom ministre e jashtme, Andreas Norlen kryetar parlamenti, Ann Linde ministre e tregtisë dhe me Karl Bild ish kryeministër i Suedisë. Në vazhdim të turneut të tij diplomatik në Evropë minsitri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, nga Suedia shkoi për në Norvegji. Në Oslo të Norvegjisë ai u takua me Enra Solberg kryeministër, Ine Eriksen Soreide ministër i jashtëm Trobjorn Roe Isaksen ministër i tregtisë dhe industrisë dhe Anika Hotfeld kryetar i komisionit për politikën e jashtme dhe të mbrojtjes në parlamentin e Norvegjisë. Pas këtyre vendeve, shefi i diplomacisë iraniane, nga Norvegjia shkoi në Paris të Francës. Gjatë qëndrimit në Paris, ministri i jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif u takua me presidentin Emanuel Makron dhe me ministrin e jashtëm Jean Yves Le Drian. Dje shefi i diplomacisë iraniane në një mesazh të tij ka thënë se multilaterizmi duhet ruajtur.