Gjeneral Naghi’zade: përgjigjja e Iranit ndaj armiqve do të jetë dërrmuese
Zëvendës ministri I mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: Në rast se Amerika dhe regjimi sionist bëjnë ndonjë budallallëk dhe marrëzi, përgjigjja e Iranit ndaj tyre do të jetë dërrmuese.
Gjeneral Kasem Naghi’zade, i pranishëm në një simpozium të organizuar në universitetin Malek Ashtar në Teheran, vuri në dukje se pajisjet dhe armatimet e prodhuara në Iran janë për proporcion me shkallën e rrezikut. Sot Irani renditet ndër 6 vendet e para në botë për prodhimin e raketave anti-tank ndërsa në prodhimin e tankeve Irani renditet ndër 4 vendet e para të botës. Ndër të tjera gjeneral Naghi’zade deklaroi se Irani tha se Irani raketat e tij i ka projektuar në përputhje me rrezikun deri në distancën 1800 km dhe shtoi se Irani ka prodhuar raketa balistike dhe cruise të cilat janë me precizion më të lartë sesa raketat e prodhuara nga Amerika. Ai shtoi se nëse Amerika dhe regjimi sionist bëjnë ndonjë marrëzi, reagimi i Iranit do t’i shtangë ata.