Zarif niset për në Kinë
Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pas kthimit të tij nga Franca, në krye të një delegacioni të lartë ka shkuar për në Pekin, kryeqytetin e Kinës.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se shefi i diplomacisë iraniane në kuadër të diplomacisë aktive të Iranit ditën e hënë nisi një turne për në Kinë, Japoni dhe Malajzi. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e dielë u takua me Jean Yves Le Drian ministër i jashtëm i Francës me të cilin diskutoi për iniciativën e presidentëve të Iranit dhe Francës në qytetin Biarritz ku organizohet takimi i grupit G7. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pas përfundimit të takimeve të tij në Francë në një mesazh në Twitter ka shkruar se rruga përpara është e vështirë por ja vlen ta provosh.