Irani i gatshëm të shoqërojë anijen Adrian Darya
Gusht 26, 2019 09:04 Europe/Tirane
Zëvendës shefi koordinator i ushtrisë së Iranit ka thënë se forcat e ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit janë të gatshme të shoqërojnë anijen Adrian Darya në rast se autoritetet e vendit e kërkojnë.
Admiral Habibullah Sajari, në një konferencë për shtyp shprehu gatishmërinë e ushtrisë dhe forcave detare të Iranit për të shoqëruar anijen cisternë të Iranit Adrian Darya në rast se autoritet e vendit e konsiderojnë të nevojshme. Për momentin në gjirin Aden dhe detin e Kuq forcat iraniane kanë shoqëruar 5-6 mijë anije dhe kanë garantuar sigurinë e lëvizjes së tyre, shtoi ndër të tjera admiral Sajari.
Tags