Ministri iranian lëshon mesazh në gjuhën kineze në Twitter
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter ka përdorur gjuhën kineze për të folur mbi rezultatin e takimit të tij me ministrin e jashtëm të Kinës.
Muhamed Xhavad Zarif, në mesazhin e tij në gjuhën kineze ka shkruar se me ministrin e jashtëm të Kinës ka pasur bisedime të gjera dhe konstruktive. Ne kemi pikëpamje të përbashkëta për çështjet dypalëshe dhe ndërkombëtare, ka thënë në mesazhin e tij ministri Zarif. Ndër të tjera ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit përmendi edhe planin e rrugës së bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik mes Iranit dhe Kinës. Shefi i diplomacisë iraniane tha se një nga qëllimet e vizitës së tij në Kinë ishte informimi i palës kineze lidhur me negociatat e fundit të tij në Francë dhe mbi marrëveshjen bërthamore. Një qëllim tjetër i vizitës së ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në Kinë, ishte prezantimi i programit 25-vjecar të marrëdhënieve afatgjata dhe strategjike të Iranit dhe Kinës me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.