Zarif: Ne nuk kërkojmë luftë mirëpo do të mbrojmë veten tonë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90482-zarif_ne_nuk_kërkojmë_luftë_mirëpo_do_të_mbrojmë_veten_tonë
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë për gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung, pasi theksoi zbatimin e zotimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore deklaroi: Ne nuk kërkojmë luftë por do të mbrojmë veten tonë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 28, 2019 05:01 Europe/Tirane
  • Zarif: Ne nuk kërkojmë luftë mirëpo do të mbrojmë veten tonë

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë për gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung, pasi theksoi zbatimin e zotimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore deklaroi: Ne nuk kërkojmë luftë por do të mbrojmë veten tonë.

Në këtë intervistë Muhamed Xhavad Zarif përmendi takimin e tij me Makron dhe tha se bisedimet ishin të mira dhe konstruktive. Shefi i diplomacisë iraniane e konsideroi të nevojshme vazhdimin e veprimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe tha se marrëveshja bërthamore duhet të jetë bazë për çdo veprim. Së pari kjo marrëveshje e detyron iranian të garantojë aktivitetet e tij paqësore bërthamore dhe së dyti ajo obligon palët e tjera që të normalizojnë marrëdhëniet e Iranit me Bashkësinë Ndërkombëtare. Kjo deri tani jo vetëm që nuk ka ndodhur por është edhe më e rëndë sesa në periudhën përpara nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore. Ministri Zarif rikujtoi se ANEA deri tani në 15 raportet e saj ka konfirmuar zbatimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe tha se që nga koha e largimit të Amerikës nga kjo marrëveshje ANEA ka nxjerrë 5 raporte mbi aktivitetin paqësor bërthamor të Iranit. Zarif edhe një herë kritikoi Evropën për mosrespektimin e zotimeve të saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe shtoi: ne nuk dëshirojmë luftë mirëpo mbrojmë veten tonë.