Takimi i ministrit të jashtëm të Iranit dhe kryeministrit japonez
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90497-takimi_i_ministrit_të_jashtëm_të_iranit_dhe_kryeministrit_japonez
Ministri i jashtëm iranian, i cili ka udhëtuar për një vizitë në Japoni, sot u takua me kryeministrin japonez.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 28, 2019 11:38 Europe/Tirane
  • Takimi i ministrit të jashtëm të Iranit dhe kryeministrit japonez

Ministri i jashtëm iranian, i cili ka udhëtuar për një vizitë në Japoni, sot u takua me kryeministrin japonez.

Ministri  i Jashtëm të Iranit Muhamed Xhavad Zarif sot u takua me kryeministrin japonez Shinzō Abe, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në zbatimin e marrëveshjes bërthamore, si dhe tensionet në rajon dhe mënyrat për t’i zvogëluar ato. Pas takimit, Zarif në faqen e tij në Twitter shkroi: "Kishim diskutime konstruktive me kryeministrin japonez dhe ministrin e Jashtëm për promovimin e marrëdhënieve të mira midis Teheranit dhe Tokios, uljen e tensioneve në Gjirin Persik dhe ruajtjen e interesave të popullit iranian."  Ministri i Jashtëm iranian gjithashtu iu referua vizitës së tij në Malajzi dhe tha: Nisma diplomatike e Iranit vazhdon në Malajzi. Ministri i Jashtëm iranian mbërriti në Japoni dje (e martë). Kreu i aparatit diplomatik të Iranit para se të udhëtonte në Japoni vizitoi Kinën ku u takua me ministrin e jashtëm Wang Yi. Ai pas vizitës në Japoni do të udhëtojë për në Malajzi.