Zarif: Amerika për negociata me Iranin duhet t’i kthehet marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90533-zarif_amerika_për_negociata_me_iranin_duhet_t’i_kthehet_marrëveshjes_bërthamore
I ndodhur për një vizitë në Malajzi, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Amerika nëse dëshiron negociata me Iranin ajo duhet të kthehet në marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 30, 2019 05:24 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika për negociata me Iranin duhet t’i kthehet marrëveshjes bërthamore

I ndodhur për një vizitë në Malajzi, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Amerika nëse dëshiron negociata me Iranin ajo duhet të kthehet në marrëveshjen bërthamore.

Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se për momentin amerikan po kryen terrorizëm ekonomik kundër Iranit dhe shtoi se bashkëbisedimi dhe dialogu me Amerikën për Iranin është i pamundur vetëm në rast se Uashingtoni heq dorë nga imponimi i luftës dhe i terrorizmit ekonomik kundër kombit iranian. Shefi i diplomacisë iraniane përmendi propozimin e Donald Trump për takim me presidentin Hasan Ruhani dhe tha: Irani nuk kërkon takime me autoritetet amerikane, por kërkon bisedime që të kenë rezultat. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit po zhvillon një vizitë në Malajzi ku është takuar me Sejfudin Abdullah, ministër i jashtëm i këtij vendi. Muhamed Xhavad Zarif dhe Sejfudin Abdullah në këtë takim diskutuan për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, zgjerimin e bashkëpunimit në fushën bankare, tregtare, shkencore dhe organizimin e takimeve të komisioneve të përbashkëta. Ministri i jashtëm i Malajzisë në këtë takim foli edhe për vizitën e ardhshme të kryeministrit malajzian në Teheran. Nga ana e tij ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në takim diskutoi mbi zhvillimet e fundit në marrëveshjen bërthamore, çështje të botës islame, çështje të rëndësishme të rajonit dhe të botës. Muhamed Xhavad Zarif gjithashtu mbajti fjalim në institutin e studimeve strategjike dhe ndërkombëtare të Malajzisë dhe iu përgjigj pyetjeve të profesorëve dhe mendimtarëve malajzianë për zhvillimet e fundit në rajon, ato ndërkombëtare dhe për politikat e jashtme të Iranit.