Zarif: Naftën tonë ua shesim secilit klient që e kërkon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90555-zarif_naftën_tonë_ua_shesim_secilit_klient_që_e_kërkon
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter duke reaguar ndaj kërcënimeve të Amerikës për të parandaluar shitjen e naftës së Iranit, ka thënë se Teherani u shet naftë çdo klienti që e kërkon atë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 31, 2019 17:59 Europe/Tirane
  • Zarif: Naftën tonë ua shesim secilit klient që e kërkon

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter duke reaguar ndaj kërcënimeve të Amerikës për të parandaluar shitjen e naftës së Iranit, ka thënë se Teherani u shet naftë çdo klienti që e kërkon atë.

Muhamed Xhavad Zarif, në këtë mesazh ka përmendur veprimet e Amerikës kundër Iranit dhe përpjekjet e Teheranit për të anashkaluar kufizimet e Amerikës. Në mesazhin e tij shefi i diplomacisë iraniane shkroi: Amerika na privoi nga furnizimi me pajisje ushtarake dhe ne nisëm prodhimin e raketa dhe pas kësaj është ankuar vetë Amerika. Amerika na ndaloi nga furnizimi me karburant bërthamor dhe ne e prodhuam vetë atë, pas kësaj ishte Amerika që u ankua. Për momentin Amerika është angazhuar në piraterinë detare dhe kërcënon se do të parandalojë shitjen e naftës së Iranit për klientët e tij tradicionalë. Ne naftën ua shesim të gjithëve dhe çdokujt që e kërkon atë. Rreth një vit më parë Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione u kthyen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018. Në anën tjetër Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE u shprehën pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.  Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje.