Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90556-takimi_i_ministrave_të_jashtëm_të_iranit_dhe_rusisë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se të hënën e ardhshme Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit do të takohet me ministrin e jashtëm të Rusisë në Moskë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 31, 2019 17:59 Europe/Tirane
  • Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Rusisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se të hënën e ardhshme Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit do të takohet me ministrin e jashtëm të Rusisë në Moskë.

Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në një mesazh të tij në Twitter shkroi: Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë, ditën e hënë do të takohen në Moskë për të diskutuar mbi çështje dypalëshe dhe për marrëveshjen bërthamore. Më 26 gusht ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit zhvilloi vizita në Kinë, Japoni dhe Malajzi, ku ka analizuar dhe trajtuar marrëdhëniet bilaterale dhe çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.