Publikohet droni iranian Kian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90570-publikohet_droni_iranian_kian
Njëkohësisht me ditën kombëtare të forcave ajrore të ushtrisë së Iranit, sot është zbuluar dhe publikuar droni iranian Kian.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Shtator 01, 2019 09:01 Europe/Tirane
  • Publikohet droni iranian Kian

Njëkohësisht me ditën kombëtare të forcave ajrore të ushtrisë së Iranit, sot është zbuluar dhe publikuar droni iranian Kian.

Sot më 1 shtator është dita kombëtare e forcave ajrore të Iranit. Ali’reza Sebahi’fard, komandanti i forcave ajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në ceremoninë e prezantimit të dronit iranian Kian ka thënë; Droni ushtarak dhe operativ Kian është prodhuar në dy lloje dhe ai duke fluturuar me shpejtësi të lartë mund të zbulojë, perceptojë dhe veprojë në nivel shumë të mirë. Droni i avancuar Kian është projektuar për të kryer operacione me precizion të lartë. Me prodhimin e këtij droni shtohet edhe më shumë potenciali dhe kapaciteti veprues i forcave ajrore të Iranit. Droni u prodhua pas urdhrit të komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit dhe me përpjekjet e ekspertëve të rinj iranian. Puna për prodhimin e këtij droni ka kërkuar 1 vit kohë. Droni mund të veprojë në zona të largëta jashtë kufijve të Iranit dhe në territorin e armikut.