Irani dënon bombardimin e burgut në provincën Zamar të Jemenit
Shtator 02, 2019 01:40 Europe/Tirane
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar bombardimin e burgut të provincës Zamar nga avionët luftarakë të regjimit Al Saud.
Abas Musavi, tha se burgu i provincës Zamar ishte nën vëzhgimin e Kryqit të Kuq ndërkombëtar dhe shtoi: Bombardimi i burgut është krimi më i ri i koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite kundër Jemenit. Ky krim është kryer me armët amerikane dhe me armët e disa vendeve të tjera perëndimore. Me padyshim populli jemenas e konsideron përgjegjës Arabinë Saudite për këtë krim. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar burgun e provincës Zamar ku kanë lënë të vrarë 50 persona dhe plagosur mbi 100 të tjerë.
Tags