Zarif: Sabotimet e Amerikës në marrëveshjen bërthamore nuk kanë fund
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë për kanalin Rusia Today deklaroi se Evropa duhet ta dijë se prirja e Amerikës për të sabotuar marrëveshjen bërthamore nuk ka fund.
Muhamed Xhavad Zarif ka shkuar në Moskë për tu takuar me autoritetet e larta të Rusisë. Ai dje zhvilloi një intervistë për kanalin Rusia Today. Pasi theksoi se Evropa duhet të respektojë marrëveshjen bërthamore dhe programin e saj të veprimit, Zarif deklaroi se evropianët duhet ta dinë se prirja e Amerikës për të shkelur dispozitat ndërkombëtare kudo dhe kurdoherë, mes tyre shkelja e marrëveshjes bërthamore nuk do të përfundojë. Shefi i diplomacisë iraniane ndër të tjera përmendi shkeljen e marrëveshjes INF dhe traktatin e ambientit të Parisit nga ana e Amerikës dhe tha: Të tilla veprime në fund të fundit nuk do të jenë në interes as të vetë Amerikës. Nëse një vend nis shkeljen e ligjeve dhe dispozitave atëherë kjo krijon trazira dhe shkelje të ligjit në arenën ndërkombëtare.