Zarif: SHBA po saboton procesin politik në Siri
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif theksoi se Shtetet e Bashkuara po sabotojnë përpjekjet për të formuar një Komitet Kushtetues të mbështetur nga OKB në Siri, i cili do t'i hapte rrugën një zgjidhjeje politike për konfliktin tetë vjeçar në Siri.
Diplomati i lartë iranian e bëri këtë deklaratë në një takim me Geir Pedersen, të dërguarin special të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, të martën në Teheran. Ai gjithashtu përsëriti vendosmërinë e Republikës Islamike për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës siriane përmes qasjeve paqësore, duke thënë se Teherani mbështet ndërveprimin pozitiv midis Damaskut dhe OKB. Zarif theksoi se Irani ka bërë përpjekje për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin në Siri dhe të ndihmojë në promovimin e procesit politik në vend. Në bisedimet e tyre të së martës, Zarif dhe Pedersen shkëmbyen gjithashtu mendime rreth zhvillimeve të fundit në Siri dhe përpjekjeve të OKB dhe tre shteteve garantuese të procesit të paqes të Astanasë - Irani, Rusia dhe Turqia - për të formuar komitetin kushtetues në Siri.