Zarif takohet me kryeministren dhe ministrin e punëve të jashtme të Bangladeshit
(last modified Wed, 04 Sep 2019 14:16:59 GMT )
Shtator 04, 2019 16:16 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me kryeministren dhe ministrin e punëve të jashtme të Bangladeshit

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit sot në mëngjes është takuar dhe ka biseduar me kryeministren dhe ministrin e punëve të jashtme të Bangladeshit në Daka, kryeqytetin e këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, i cili në krye të një delegacioni po qëndron në Daka për të biseduar me autoritetet e larta të Bangladeshit dhe për të marrë pjesë në samitin e vendeve të Oqeanit Indian, është takuar me Sheikh Hasina Wazed, kryeministren e Bangladeshit.

Marrëdhëniet bilaterale, sidomos rrugët për forcimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve në sektorët ekonomik, kulturor, hulumtues, zhvillimet e fundit në rajon, përpjekjet e Iranit për uljen e tensioneve si dhe bashkëpunimet e Iranit dhe Bangladeshit në Organizatën për Bashkëpunim Islamik dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare; ishin prej temave kryesore të bisedimeve në këtë takim.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe kryeministrja e Bangladeshit gjithashtu kanë biseduar edhe në lidhje gjendjen e refugjatëve myslimanë Ruhingia.

Zarif në vazhdim të vizitës së tij në Daka është takuar edhe me Abul-Kasem Abdul-Mumin, ministrin e punëve të jashtme të Bangladeshit. Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Bangladeshit në këtë takim kanë biseduar për rrugën e zgjerimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

 

Tags