BE: Mekanizmi tregtar me Iranin po funksionon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90718-be_mekanizmi_tregtar_me_iranin_po_funksionon
Bashkimi Evropian njoftoi se ka një "përparim" në një mekanizëm të parashikuar për një kohë të gjatë me Iranin, i quajtur INSTEX, pas njoftimit të Teheranit për shkurtime të mëtejshme në angazhimet e tij në bazë të një marrëveshje bërthamore të vitit 2015, e nënshkruar me fuqitë kryesore botërore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 06, 2019 17:24 Europe/Tirane
  • BE: Mekanizmi tregtar me Iranin po funksionon

Bashkimi Evropian njoftoi se ka një "përparim" në një mekanizëm të parashikuar për një kohë të gjatë me Iranin, i quajtur INSTEX, pas njoftimit të Teheranit për shkurtime të mëtejshme në angazhimet e tij në bazë të një marrëveshje bërthamore të vitit 2015, e nënshkruar me fuqitë kryesore botërore.

"Ka një përparim kur bëhet fjalë për këtë instrument dhe transaksionet e para po kryhen. Duhet kohë, por po ecim përpara në mënyrë që procesi të vazhdojë", u tha të premten gazetarëve në Bruksel zëdhënësja e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, Maja Kocijancic. Irani të enjten informoi Bashkimin Evropian se nga e premtja do të fillojë punën e pakufizuar kërkimore dhe zhvillimore në sektorin bërthamor, duke filluar zyrtarisht fazën e tretë të përgjigjeve të tij të matura ndaj mungesës së veprimit të Evropës përballë shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga Uashingtoni. Kocijancic përmendi letrën e ministrit të Jashtëm iranian drejtuar shefes së politikës së jashtme të BE-së dhe shprehu "shqetësim të madh" për reduktimin e angazhimeve të Teheranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. "Angazhimi ynë për marrëveshjen bërthamore varet nga pajtueshmëria e plotë e Iranit," tha ajo, duke theksuar se BE e bazon vlerësimin e tij "në raportet e bëra nga Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike". Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm iranian përshëndeti përpjekjet diplomatike të Francës për të shpëtuar marrëveshjen shumëpalëshe bërthamore, por shtoi: "... ajo që është përcaktuese për ne janë zhvillimet në terren, dhe BE nuk ka bërë asgjë konkrete për zbatimin e angazhimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore".