Ministri i jashtëm iranian kthehet në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90723-ministri_i_jashtëm_iranian_kthehet_në_teheran
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të shtunën në mëngjes u kthye në Teheran pasi kreu vizita në Bangladesh dhe Indonezi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 07, 2019 03:06 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm iranian kthehet në Teheran

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të shtunën në mëngjes u kthye në Teheran pasi kreu vizita në Bangladesh dhe Indonezi.

Agjencia IRNA raporton se Muhamed Xhavad Zarif të Martën mbërriti në Dhaka, kryeqyteti i Bangladeshit, në krye të një delegacioni politik. Të Mërkurën, në Dhaka ai u takua veçmas me Kryeministrin, Ministrin e Jashtëm dhe Kryetarin e Parlamentit. Marrëdhëniet dhe çështjet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare ishin tema që u shkëmbyen në takimet me funksionarët e këtij vendi. Takimet me studiuesit dhe profesorët e gjuhës perse, gjithashtu ishte një ndër programet e tjera të Ministrit të Jashtëm të Iranit gjatë vizitës në Dhaka. Zarif të enjten në mëngjes gjithashtu mbajti një fjalim në Forumin Ayurveda të Vendeve të Oqeanit Indian në Dhaka. Pas kësaj të enjten ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shkoi në Xhakarta, kryeqyteti indonezian. Gjatë takimit me homologun e tij indonezian ai ka analizuar mënyrat për të zgjeruar marrëdhëniet bilaterale. Zarif ka qenë aktiv në diplomacinë e Republikës Islamike të Iranit dhe që nga 11 gushti ka shkuar në Katar, Kuvajt, Finlandë, Suedi, Norvegji, Francë (Paris dhe Biarritz), Kinë, Japoni, Malajzi, Rusi, Bangladesh dhe Indonezi.