Irani mund të bëhet fuqi e madhe detare në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90763-irani_mund_të_bëhet_fuqi_e_madhe_detare_në_botë
Kordinatori i Ushtrisë së RII, Admiral Habibollah Sajari, tha se Irani ka potencialin të bëhet një fuqi udhëheqëse detare në botë dhe të luajë një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e fuqisë në det.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 08, 2019 03:42 Europe/Tirane
  • Irani mund të bëhet fuqi e madhe detare në botë

Kordinatori i Ushtrisë së RII, Admiral Habibollah Sajari, tha se Irani ka potencialin të bëhet një fuqi udhëheqëse detare në botë dhe të luajë një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e fuqisë në det.

Habibollah Sajari, duke folur para zyrtarëve të Këshillit Kushtetues të RII, foli për situatën strategjike të Iranit dhe shtoi: "Irani kontrollon ngushticën e Hormuzit dhe lidh Azinë Juglindore me Evropën, portet iraniane kanë një rëndësi të madhe ushtarake. Ekzistojnë nëntë vendkalime strategjike në botë, katër prej të cilave ndodhen afër Iranit. Kjo është arsyeja pse armiku është duke kërkuar një prani në këtë zonë. " Duke iu referuar fuqisë së forcave detare të ushtrisë iraniane në luftën kundër piraterisë detare, Admirali Habibollah Sajari tha: "Për shkak të vëllimit të madh të tregtisë detare në rajon, piratët kanë përfituar nga situata për të destabilizuar rajonin. Sidoqoftë, forcat detare të ushtrisë së RII, duke u vendosur në Gjirin e Adenit, e zgjidhën këtë problem. Nëse ato nuk do të ishin të pranishme, pirateria detare do të kërcënonte sigurinë e anijeve dhe eksportet dhe importet do të pengoheshin. "