Zarif pyet Pompeon: A e dini kuptimin e fjalës "i civilizuar"?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90766-zarif_pyet_pompeon_a_e_dini_kuptimin_e_fjalës_i_civilizuar
"A e dini se çfarë do të thotë" i civilizuar ", tha ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif,duke iu drejtuar sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo, duke shtuar se "a mos vallë i civilizuar do të thotë dërgimi i dronëve nëpër dasma për të vrarë njerëz të pafajshëm"?
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 08, 2019 03:43 Europe/Tirane
  • Zarif pyet Pompeon: A e dini kuptimin e fjalës

"A e dini se çfarë do të thotë" i civilizuar ", tha ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif,duke iu drejtuar sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo, duke shtuar se "a mos vallë i civilizuar do të thotë dërgimi i dronëve nëpër dasma për të vrarë njerëz të pafajshëm"?

Të Premten, Pompeo u bëri thirrje tre nënshkruesve evropianë të marrëveshjes bërthamore- Britanisë, Francës dhe Gjermanisë - të ndërmarrin "veprime vendimtare" për t'i dhënë fund asaj që ai e quajti "shantazh bërthamor i Iranit". "Britania, Franca dhe Gjermania, dhe në të vërtetë të gjitha vendet e civilizuara të botës, duhet të ndërmarrin veprime vendimtare për të ndaluar shantazhin bërthamor të Iranit", shkroi sekretari i DASH. Duke reaguar ndaj kësaj deklarate të Pompeos, Ministri i Jashtëm iranian shkroi: "A nënkupton civilizimi pirateri në ujërat e lira detare? Mbase nënkupton dërgimin e armëve vdekjeprurëse në rajon për të zhvilluar luftë çnjerëzore dhe për të vrarë njerëz të pafajshëm? "Apo i civilizuar është një komb që nuk ka sulmuar askënd me shekuj?"