Salehi: Irani në rrugën njëdrejtimëshe të marrëveshjes bërthamore, merr vendime adekuate
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90786-salehi_irani_në_rrugën_njëdrejtimëshe_të_marrëveshjes_bërthamore_merr_vendime_adekuate
Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit në takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ANEA-së, deklaroi se Irani në rrugën njëdrejtimëshe të marrëveshjes bërthamore, merr vendime adekuate me nevojat dhe në kohën e përshtatshme, ashtu siç ka bërë në kuadër të tre hapave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 08, 2019 11:20 Europe/Tirane
  • Salehi: Irani në rrugën njëdrejtimëshe të marrëveshjes bërthamore, merr vendime adekuate

Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit në takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ANEA-së, deklaroi se Irani në rrugën njëdrejtimëshe të marrëveshjes bërthamore, merr vendime adekuate me nevojat dhe në kohën e përshtatshme, ashtu siç ka bërë në kuadër të tre hapave.

Ali Akbar Salehi, shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, ditën e diele pas takimit me Cornel Feruta, ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ANEA-së, në konferencën e përbashkët për shtyp, tha se ishte caktuar që në marrëveshjen bërthamore të ekzistojë një rrugë dydrejtimëshe, por kur kjo rrugë është bërë njëdrejtimëshe. Salehi theksoi: "Ishte caktuar që Bashkimi Evropian ta mbushë vendin e zbrazët të Amerikës  në marrëveshjen bërthamore. Më keq sa kjo është fakti se zëdhënësja e Bashkimit Evropian ka deklaruar se BE do të jetë e zotuar në marrëveshjen bërthamore deri në kohën kur Irani të jetë i zotuar".

Salehi në vazhdim vuri në dukje qëllimin e mirë të Iranit në negociatat bërthamore dhe shtoi: "Për fat të keq pala tjetër nuk mundi të obligojë veten për zbatimin e zotimeve në marrëveshjen bërthamore dhe doli nga kjo marrëveshje. Është për të ardhur keq nga paaftësia e BE për të zbatuar në mënyrë konkrete zotimet dhe premtimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Megjithatë ne jemi optimist për vazhdimin e bashkëpunimeve të Iranit me ANEA-në".

Cornel Feruta duke theksuar se ANEA është e interesuar shumë për të vazhduar bashkëpunimet me Iranin, tha: "ANEA në mënyrë profesionale dhe të paanshme do të vazhdojë punën e saj".