Surpriza e Iranit do të jetë me lazer
Shefi i Shtabit të Ushtrisë amerikane, gjeneral Dunford thekson se "Aftësitë Ushtarake të Iranit imponojnë respekt", megjithatë, duke refuzuar të thotë nëse është befasuar nga shkatërrimi i dronit amerikan RQ-4 në qiellin e Iranit. Kjo për shkak se gjenerali Dunford i di aftësitë e rivalit iranian për të befasuar.
Kjo surprizë tani mund të jetë e një natyre "lazer". Sistemet e mbrojtjes lazer janë shumë të shpejtë dhe predhat e tyre lëvizin me të njëjtën shpejtësi me atë të dritës. Për sa kohë që ka energji, të shtënat vazhdojnë, dhe kjo është pika që e bën çdo armë lazer një armë të zgjedhur në kontekstin e një lufte asimetrike. Ndërsa pak vende në botë kanë arritur suksese të prekshme në fushën e prodhimit të sistemeve të mbrojtjes lazer, Irani ka hapur për shumë kohë një fushë të gjerë studimi dhe hulumtimi për të prodhuar këtë lloj arme. Sipas burimeve ushtarake, Irani aktualisht ka një sistem aktiv të mbrojtjes me lazer. Gjeneral brigade Shahrokh Shahram, Zëvendësministër i Mbrojtjes dhe Shef i Departamentit Elektronik në Ushtrinë iraniane, dha më shumë informacion mbi këtë temë. Ai thekson: "Ushtria iraniane tashmë ka përdorur lazerin në sistemet e saj të artilerisë dhe në radarët për t'i bërë ato më efikase dhe më të sakta për të diktuar dhe shënjestruar objektivat e tyre. Projektet tona përqendrohen gjithashtu në aspektin vdekjeprurës të lazerit, aspekt që ne e shfrytëzuam në produktet tona. Objektet fluturuese anti-radare përbëhen nga shtresa kompozite që të jenë të pakapshme nga radarët dhe të lehta në kohën e fluturimit të tyre. Ky trup kompziti është i prekshëm nga lazerët me fuqi të lartë, duke na lejuar të shkatërrojmë objekte fluturuese të fshehta me lazerët tanë. Pajisjet iraniane me lazer janë vendosur gjerësisht në zona të ndjeshme të vendit dhe, deri më sot, teknologjia më e përparuar lazer në botë është në duart e specialistëve tanë të forcave të armatosura. Në fakt vendet e ndjeshme iraniane janë në zonat ku ka energji të mjaftueshme për të siguruar një armë lazer me kapacitet të lartë shkatërrimi, armë që mund të përdoret për shembull në një sistem anti-ajror. Në një skenar lufte që mund të përfshijë SHBA-në ose Izraelin kundër Iranit, lazeri është një mjet i mirë. Këto dy vende si zakonisht mund të aktivizojnë një ortek të raketave cruise, raketa anti-radar dhe raketa të dirigjuara kundër sistemeve anti-ajrore dhe sistemeve të radarit të Iranit në mënyrë që të krijojnë mundësinë e një pushtimi tokësor. Energjia lazer është e pashtershme dhe në masë të madhe do të bllokojë rrugën e tyre». Ashtu si Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia dhe Irani tani përdorin lazer me rreze të shkurtër ose me rreze fikse për mbrojtjen ajrore me rreze të shkurtër për të mbrojtur objektet e ndjeshme. Armët lazer zakonisht prodhojnë impulse të shkurtra, me energji të lartë, dhe një lazer me impuls 1 megajoule siguron të njëjtën energji si 200 gramë eksploziv të fuqishëm dhe prodhon të njëjtin efekt shkatërrues në një objektiv. Shtetet e Bashkuara po ndjekin nga afër dhe në mënyrë agresive zgjatjen e embargos mbi shitjen dhe blerjen e armatimeve iraniane që kur Irani rrëzoi dronin RQ-4 me sistemin e tij anti-ajror të prodhuar nga specialistët iranianë. Ekziston frika se një fuqi e re do të ndikojë në tregjet e armëve amerikane dhe perëndimore.