Arrestimi i hulumtuesit iranian, shkelje e normave ndërkombëtare
(last modified Wed, 11 Sep 2019 13:50:29 GMT )
Shtator 11, 2019 15:50 Europe/Tirane
  • Arrestimi i hulumtuesit iranian, shkelje e normave ndërkombëtare

Sekretaria e Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor të Iranit duke dënuar veprimin e Amerikës në arrestimin e paligjshëm të Mas'ud Sulejmani, shkencëtarit iranian, ka kërkuar ndjekjen e kësaj çështje nga autoritetet përkatëse shkencore dhe universitare të botës.

Sekretaria e Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor të Iranit në një deklaratë të publikuar për media, ka theksuar se arrestimi i shkencëtarit iranian Mas'ud Sulejmani nga ana e Amerikës, është shembulli më i qartë i shkeljes së normave ndërkombëtare dhe qeveria e Amerikës duke e akuzuar atë për shkelje të sanksioneve dhe për shkelje të protokolleve universitare dhe hulumtuese, vazhdimisht po e shtyn për kohë tjetër procesin e gjykimit të Mas'ud Sulejmani.

Në këtë deklaratë është kritikuar heshtja e institucioneve ndërkombëtare ndaj arrestimit të këtij shkencëtari iranian dhe është theksuar: "Është e nevojshme që të gjithë përkrahësit e të drejtave të njeriut në botë të protestojnë kundër këtij veprimi të paligjshëm të Amerikës". 

Mas'ud Sulejmani është një prej 100 shkencëtarëve të dalluar në botë nga aspekti i dokumenteve shkencore i cili me ftesë zyrtare të institutit shkencor "Mayo Clinic" të Amerikës, në tetor të vitit 2018, në mënyrë ligjore dhe me vizë zyrtare ka hyrë në Amerikë, por që arrestuar nga autoritetet amerikane. 

Tags