Mbrojtja ajrore iraniane përgatit surprizën e re
Jo shumë kohë më parë, Irani zbuloi bateritë e raketave Bavar 373, një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë veprimi.
Disa burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit tani pohojnë se mbrojtja ajrore iraniane së shpejti do të pajiset me një sistem të ri për mbrojtje me rreze të shkurtër. Këto janë bateri raketash Oghab (Shqiponja), një kombinim i përkryer iranian i sistemeve Tor dhe Pantsir. Për sa i përket mbrojtjes ajrore, objektivat në një distancë të largët dhe në një lartësi të ulët janë një nga sfidat më të mëdha, sepse raketat, dronët dhe aeroplanët luftarakë që fluturojnë në lartësi të ulët, janë më të rrezikshme dhe fuqia shkatërruese e tyre është më e madhe. Tani për tani, ky sistem i ri i mbrojtjes ajrore iraniane nuk është zbuluar ende, por burime të informuara thonë se diapazoni i tij mund të arrijë në 15 kilometra. Meqenëse ky produkt i ri i Mbrojtjes Ajrore të Iranit lindi nga përvojat e luftës në Siri, ekspertët rusë kanë pikëpamjet e tyre për këtë sistem. Sipas Vyacheslav Kartashov, oficer ndërlidhës rus për bashkëpunim tekniko-ushtarak, iranianët "shfrytëzuan profesionalisht" sistemet e raketave Tor-M1 në pajisjen e tyre të re. Ky zyrtar ushtarak rus shton: " Sistemi Tor-M1 është një nga sistemet më të përparuara në Rusi. Sistemi iranian "Oghab" është në gjendje të perceptojë raketat cruise dhe të gjitha kërcënimet ajrore në lartësi të ulët. Amir Elhami, zv/komandant i përgjithshëm i Mbrojtjes Ajrore të Iranit në lidhje me këtë sistem thotë: "Ky sistem kombinon gjithashtu disa nga karakteristikat e sistemeve Tor dhe Pantsir që rrjedhin nga përvoja e fituar gjatë betejave në Siria dhe nga prania e këshilltarëve ushtarakë iranianë në atë vend ". Irani synon të pajisë flotën e tij detare me këtë sistem mbrojtës me rreze të shkurtër.