Presidenti i Iranit në Ankara për samitin me Putin dhe Erdogan
(last modified Fri, 13 Sep 2019 19:28:17 GMT )
Shtator 13, 2019 21:28 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit në Ankara për samitin me Putin dhe Erdogan

Presidenti iranian Hasan Ruhani do të marrë pjesë në një takim trepalësh në Ankara me Presidentët e Rusisë dhe të Turqisë, respektivisht Vladimir Putin  dhe Rexhep Tajip Erdogan ku pritet të diskutojë një zgjidhje politike të krizës së Sirisë.

Sipas zyrës së Presidentit iranian, Ruhani do të largohet nga Teherani për në kryeqytetin turk të dielën, dhe do të marrë pjesë dhe do të mbajë një fjalim në takimin trepalësh të hënën, 16 shtator. Të tre udhëheqësit gjatë samitit trepalësh do të diskutojnë zhvillimet e fundit në Siri, veçanërisht çështjen e provincës Idlib në veri të Sirisë. Në takimin e së hënës, Ruhani, Putin dhe Erdogan do të diskutojnë gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimit trepalësh në fusha të ndryshme ekonomike, tha Parviz Ismaili, zëvendës shef i zyrës së Presidentit Ruhani. Ruhani gjithashtu do të zhvillojë takime dypalëshe të ndara me Putin dhe Erdogan në margjinën e samitit të Ankarasë.