Përfaqësuesit e Iranit, Turqisë dhe Rusisë takohen ne Ankara
Një takim trepalësh i vendeve negociuese për krizën siriane u mbajt të dielën në Ankara me përfaqësuesit e Republikës Islamike të Iranit, Turqisë dhe Rusisë.
Sipas agjencisë s lajmeve IRNA, takimi trepalësh i negociatorëve për procesin e e paqes në Siri u mbajt me pjesëmarrjen e Zëvendësministrit të Jashtëm të Iranit Ali Asghar Khaxhi, Përfaqësuesit të Presidentit rus për Sirinë, Alexander Lavrentiev, dhe të Zëvendësministrit të Jashtëm turk Sedat Onal. Të tre të dërguarit diskutuan mbi krizën në Siri dhe përgatitën komunikatën përfundimtare të një takimi trepalësh midis Presidentëve iranian, rus dhe turk që do të mbahet në Ankara të hënën. Presidenti iranian Hasan Ruhani mbërriti në Ankara të dielën në mbrëmje dhe sot do të takohet me homologët e tij rus dhe turk respektivisht, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan. Në takimin e së hënës, Ruhani, Putin dhe Erdogan do të diskutojnë gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimit trepalësh në fusha të ndryshme ekonomike. Ruhani gjithashtu do të zhvillojë takime dypalëshe të ndara me Putin dhe Erdogan në margjinën e samitit të Ankarasë.