Ruhani takohet me Putin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90990-ruhani_takohet_me_putin
Në një takim të veçantë me Presidentin rus Vladimir Putin në margjinën e samitit trepalësh të Ankarasë të Hënën, Presidenti i Iranit Hasan Ruhani vuri në dukje se qeveria amerikane kërkon destabilitet në botë dhe vazhdon të shkelë rregullat dhe ligjet ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 17, 2019 04:45 Europe/Tirane
  • Ruhani takohet me Putin

Në një takim të veçantë me Presidentin rus Vladimir Putin në margjinën e samitit trepalësh të Ankarasë të Hënën, Presidenti i Iranit Hasan Ruhani vuri në dukje se qeveria amerikane kërkon destabilitet në botë dhe vazhdon të shkelë rregullat dhe ligjet ndërkombëtare.

"Sot, Amerika kërkon çrregullim në botë dhe vazhdon të shkelë njëra pas tjetrës rregullat ndërkombëtare, kështu që ne duhet të qëndrojmë përballë njëanshmërisë duke zgjeruar bashkëpunimin tonë," tha ai. Presidenti i Iranit më tej theksoi: "Aktualisht, pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga pa arsye nga marrëveshja bërthamore, palët e tjera të marrëveshjes, veçanërisht Rusia, mund të luajnë një rol pozitiv në shpëtimin e marrëveshjes." Presidenti i Iranit vuri në dukje se konsultimet dhe bashkëveprimi miqësor midis zyrtarëve të lartë iranianë dhe rusë brenda organizatave të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Organizatën e Bashkëpunimit të Shanghait, do të sjellin përfitime për të dy vendet dhe për tërë rajonin ". Putin, nga ana e tij, tha se Teherani dhe Moska gëzojnë marrëdhënie të mira në fusha të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht në kuadër të Kombeve të Bashkuara, Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait dhe të Unionit Ekonomik Euroaziatik. Duke vënë në dukje se Rusia mirëpret praninë e Iranit në Unionin Ekonomik të Euroazisë dhe e sheh atë si një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, Putin tha se, "Rusia gjithashtu është e angazhuar për vazhdimin e bashkëpunimit me Iranin në fushat e mbrojtjes, si dhe në bashkëpunimin bërthamor ". "Rusia është e përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore dhe e konsideron monitorimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit nga ana e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike  treguesin më të rëndësishëm të pajtueshmërisë së Iranit me detyrimet e tij."