Irani do të shkaktojë humbjen e Trump në 2020
Abdel Bari Atwan, kryeredaktori i gazetës Rai al-Youm, duke ju referuar tensioneve të krijuara nga presidenti amerikan rreth Iranit, tha se kjo mund të çojë në humbjen e tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2020.
"Mund të themi se administrata Trump, e cila nga frika e hakmarrjes, është përmbajtur nga reagimi kundër Iranit pas rrëzimit të dronit amerikan nga Irani, nuk duket se synon të hakmerret për të mbrojtur Arabinë Saudite dhe industrinë e saj të naftës. Trump, ashtu si vendet hipokrite arabe, ka shprehur solidaritetin e tij me Arabinë Saudite, por përsëri, asgjë nuk ka të ngjarë të ndodhë "vazhdoi redaktori i të përditshmes Rai al-Yaoum. "Sulmi ndaj rafinerisë Abqaiq, nga kushdo që është kryer, është një shenjë e kalimit nga lufta klasike në luftë kibernetike ose një kombinim i të dyjave, që mund të jetë një prelud i sulmeve më të mëdha ndaj infrastrukturës urbane, siç janë termocentralet. Donald Trump, i cili largoi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore dhe vendosi sanksione të ashpra ndaj Iranit, është përgjegjës për tensionin. Irani, i cili shkaktoi përmbysjen e Jimmy Carter, gjithashtu do të rrëzojë Donald Trump gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale ", përfundoi ai.