Musavi: Irani nuk kërkon tensione në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91044-musavi_irani_nuk_kërkon_tensione_në_rajon
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se Republika Islamike e Iranit nuk kërkon tensione në Iran, mirëpo sidoqoftë Irani është aq shumë i fuqishëm sa që nëse ka bërë një veprim, të jetë i gatshëm të marrë përgjegjësinë e për atë veprim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 19, 2019 10:11 Europe/Tirane
  • Musavi: Irani nuk kërkon tensione në rajon

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se Republika Islamike e Iranit nuk kërkon tensione në Iran, mirëpo sidoqoftë Irani është aq shumë i fuqishëm sa që nëse ka bërë një veprim, të jetë i gatshëm të marrë përgjegjësinë e për atë veprim.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, në një intervistë me kanalin televiziv Al Alam, ka reaguar ndaj akuzave të autoriteteve të Amerikës që pretendon se Irani kishte dorë në sulmet kundër objekteve naftore të Arabisë Saudite dhe ka thënë se një prej arsyeve të këtyre akuzave, është mosbesimi ndaj potencialit mbrojtës së popullit të përvuajtur të Jemenit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit në vazhdim vuri në dukje krimet e koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe vrasjen e fëmijëve jemenase në spitale dhe shkolla si dhe reagoi ndaj heshtjes së Bashkësisë Botërore në lidhje me këto krime dhe deklaroi: “Populli i shtypur i Jemenit duhet të vetëmbrohen me çdo lloj mjeti përball agresionit saudit”.

Musavi duke theksuar se Republika Islamike e Iranit ndikimin e vet në rajon e shfrytëzon në interesa të popujve dhe për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit, shtoi: “Punën që ka bërë Republika Islamike e Iranit për të luftuar kundër terrorizmit në rajon, ka qenë në interes të të gjithë rajonit dhe botës”.