SHBA sanksionon Bankën Qendrore të Iranit, akt dëshpërimi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91079-shba_sanksionon_bankën_qendrore_të_iranit_akt_dëshpërimi
Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif tha se sanksionet e fundit të Shteteve të Bashkuara mbi Bankën Qendrore të Iranit tregojnë qartë "qasjen e dëshpëruar" të Uashingtonit ndaj Republikës Islamike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 21, 2019 04:36 Europe/Tirane
  • SHBA sanksionon Bankën Qendrore të Iranit, akt dëshpërimi

Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif tha se sanksionet e fundit të Shteteve të Bashkuara mbi Bankën Qendrore të Iranit tregojnë qartë "qasjen e dëshpëruar" të Uashingtonit ndaj Republikës Islamike.

“Amerikanët kanë vendosur çdo sanksion që mundën ndaj Republikës Islamike. Ajo që ata po bëjnë tani duke sanksionuar një entitet i cili është sanksionuar më parë nën një pretekst tjetër, është akt dëshpërimi "tha të premten diplomati më i lartë i Iranit para gazetarëve në New York. "Sanksionet e reja kanë për qëllim bllokimin e transaksioneve ndërkombëtare të Iranit dhe qasjen e tij në ushqime dhe medikamente. Ky veprim është i papranueshëm dhe i rrezikshëm, "shtoi Zarif. Nga ana e tij, Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit Abdolnaser Hemmati i përshkroi sanksionet e reja si një shenjë të paaftësisë së Uashingtonit për të ushtruar presion ndaj Iranit.