Java e Mbrojtjes së Lavdishme, demonstrim i fuqisë mbrojtëse të Iranit
Garda e Revolucionit Islamik të Iranit, me rastin e fillimit të Javës së Mbrojtjes së Lavdishme që përkon me përvjetorin e fillimit të agresionit të regjimit të Sadamit kundër Iranit, paraqiti një numër dronësh amerikanë dhe britanikë të kapur për shkelje të hapësirës ajrore të Iranit.
Gjatë një ekspozite në Teheran të shtunën, Garda Revolucionare prezantoi një dron britanik, të quajtur Phoenix, të kapur nga mbrojtja e tij hapësinore. Phoenix është një dron i mbikëqyrjes luftarake në kohë reale. Ky dron siguron monitorim përmes podit të tij të monitorimit, i cili gjatë fluturimit i transmeton të dhënat në qendrën tokësore të kontrollit. Garda e Revolucionit Islamik të Iranit prezantoi gjithashtu dronin Aerosonde të Ushtrisë amerikane që përdoret për shumë shërbime siç janë lufta elektronike dhe mundësimi i komunikimit në një fluturim të vetëm. Ky dron është e provuar në terren me më shumë se 300,000 orë fluturimi, përfshirë në nxehtësinë e shkretëtirës dhe në të ftohtin Arktik. Desert Hawk ishte një tjetër dronë amerikan i paraqitur në ekspozitë. Ai ka një gjatësi prej 0.86 metra dhe një peshë prej 3.2 kg. Ky dron ka një qëndrueshmëri fluturimi prej rreth një ore me një motor elektrik dhe me një helikë silencioze. Në qershor, Irani goditi një dron spiun amerikan në provincën jugore të vendit Hormozgan. Droni supermodern i mbikqyrjes Global Hawk i prodhuar nga SHBA u rrëzua nga një sistem raketor i Gardës Revolucionare i quajtur 3 Khordad. Irani gjithashtu rrëzoi me dëme minimale një dron amerikan RQ-170 Sentinel. Droni ishte duke fluturuar mbi qytetin iranian Kashmar, afër kufirit afgan, kur u rrëzua. I njohur për të qenë në gjendje të hakojë dronët e armikut, Irani aktualisht posedon koleksionin më të madh të dronëve të kapur ose të rrëzuar amerikanë dhe izraelitë, duke përfshirë US'MQ1, MQ9, Shadow, ScanEagle, dhe RQ-170, si dhe droni Hermes i regjimit izraelit. Komandanti i Forcave Hapësinore të Gardës Revolucionare, gjeneral brigade Amir Ali Haxhizade, duke folur në ekspozitën e Teheranit, theksoi: "Sot, koleksioni më i madh i dronëve në botë është prezantuar në Muzeun e Revolucionit Islamik dhe të Mbrojtjes së Shenjtë që publiku mund ta vizitojë, pasi ky muze shërben si mësim për armiqtë dhe për ata që kërcënojnë kombin iranian". Armiqtë, tha ai, duhet të mësojnë nga e kaluara dhe të ndryshojnë retorikën e tyre ndaj popullit iranian. "Në rast agresioni të armikut, përgjigjja jonë do të jetë e fortë dhe dërrmuese," paralajmëroi Komandanti i Forcave Hapësinore të Gardës Revolucionare.