Zarif: Irani kurrë nuk do të jetë fillues i ndonjë lufte
Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit kurrë nuk do të jetë fillues i ndonjë lufte, mirëpo nëse sulmohet Iranit, atëherë do të vetëmbrohet me të gjithë kapacitetin.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, i cili po qëndron në Nju Jork për të marrë pjesë në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, në një intervistë me kanalin televiziv CNN, deklaroi: "Irani shumë herë ka paralajmëruar Amerikës se në rast se do të fillojë ndonjë luftë, me patjetër nuk do të jetë përfundimi i saj në duar të Amerikës".
Zarif gjithashtu ka kritikuar veprimet e Amerikës në vendosjen e sanksioneve kundër Bakës Qendrore të Iranit dhe tha: "Sanksionet janë më shumë se sa një luftë, për arsye se në sanksione qëllohen drejtpërdrejt civilët".
Shefi i diplomacisë iraniane theksoi anulimin e sanksioneve anti-iraniane të qeverisë aktuale të Amerikës dhe tha: "Donald Trump së pari le të miratojë në Kongres anulimin e sanksioneve të përhershme të Iranit dhe pastaj le të bëjë përpjekje për inspektimin e objekteve atomike të Iranit nga ana e inspektorëve të ANEA-së".
Zarif gjithashtu duke hedhur poshtë pretendimet e paraqitur në lidhje me implikimin e Iranit në sulmet kundër objekteve naftore të Arabisë Saudite, theksoi: "Në lidhje me këtë çështje nuk ekziston kurrfarë dëshmie dhe dokumenti".
Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke theksuar se forcat jemenase kanë marrë përgjegjësinë për sulmin kundër objekteve naftore të Arabisë Saudite, deklaroi: "Në këtë betejë, armatimet më të sofistikuara dhe më të komplikuara ushtarake të Amerikës pësuan disfatë në përballje me forcat jemenase".
Shefi i diplomacisë iraniane theksoi se blerja e armatimeve ushtarake nuk sjell siguri për vendin dhe shtoi: "Arabia Saudite në vend që të blejë armatime për ta garantuar sigurinë e vet, duhet të mendojë për ndaljen e agresionit ushtarak kundër Jemenit dhe për bisedime me vendet fqinjë".