Zarif: Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ndalë agresionin e regjimit sionist ndaj Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91183-zarif_bashkësia_ndërkombëtare_duhet_të_ndalë_agresionin_e_regjimit_sionist_ndaj_sirisë
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi se të gjitha shtetet duhet të respektojnë integritetin territorial të Sirisë dhe Bashkësia Ndërkombëtare duhet të detyrojë regjimin sionist t'u japë fund agresioneve ushtarake kundër Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 25, 2019 14:19 Europe/Tirane
  • Zarif: Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ndalë agresionin e regjimit sionist ndaj Sirisë

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi se të gjitha shtetet duhet të respektojnë integritetin territorial të Sirisë dhe Bashkësia Ndërkombëtare duhet të detyrojë regjimin sionist t'u japë fund agresioneve ushtarake kundër Sirisë.

Muhamed Xhavad Zarif e quajti të paligjshëm dhe të pavlefshëm njohjen e pushtetit të regjimit sionist mbi Lartësitë e Golanit nga ana e Amerikës dhe tha se Golani i pushtuar është pjesë e territorit të Sirisë.

Shefi i diplomacisë iraniane në lidhje me rrugëzgjidhjen politike të krizës së Sirisë, tha: Irani gjithnjë ka theksuar se kriza e Sirisë mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet një procesi politik të udhëhequr nga Siria dhe me ndihmën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Zarif në vazhdim vuri në dukje procesin e bisedimeve në kuadër të konferencës së Astanas dhe tha: "Takimi i fundit i Astanas ka refuzuar dhe hedhur poshtë çfarëdo lloj përpjekje për krijimin e realiteteve të reja me pretekst të luftës kundër terrorizmit duke përfshirë edhe iniciativat e paligjshme për autonomi".

Zari tha: "Irani me organizimin e takimit të ardhshëm në kuadër të Astanas, do të ndihmojë më shumë vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Siri. Gjithashtu nuk është e pranueshme që çështja e kthimit të refugjatëve të politizohet ose të krijohen pengesa për zhvillimin e këtij procesi".