Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Sirisë diskutojnë marrëdhëniet bilaterale
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë punimeve të mbledhjes së AP të OKB, ka zhvilluar një takim me homologun e tij sirian me të cilin ka biseduar rreth marrëdhënieve bilaterale.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif në këtë takim ka diskutuar me homologun e tij sirian rezultatet e arritur në mbledhjet e fundit të mbajtura për shqyrtimin e situatës në Siri në të cilat Irani ishte i pranishëm.
Zarif në këtë takim ka theksuar zotimin e Iranit për koordinim të përhershëm me Sirinë dhe për mbështetjen e gjithanshme të Teheranit për forcimin e rezistencës dhe qëndresës së popullit të Sirisë për t'u përballur me planet e krijuara kundër sigurisë së rajonit.
Ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu ka uruar homologun e tij sirian edhe për fitoret e ushtrisë në luftën kundër terrorizmit.
Nga ana e tij Valid Moalem në këtë takim me homologun e tij iranian ka shqyrtuar zhvillimet më të fundit politike në Siri dhe rajon si dhe ka theksuar për vazhdimin e koordinimit dhe konsultimit të përhershëm mes të dy vendeve në të gjitha nivelet.
Ministri i punëve të jashtme të Sirisë ka vlerësuar pozitivisht rolin konstruktiv të Iranit në Siri dhe në rajon dhe ndihmat që ka ofruar Teherani në fushën e luftës kundër terrorizmit.