Shtator 29, 2019 14:32 Europe/Tirane
  • Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë viziton Armeninë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me ftesë zyrtare të kryeministrit të Armenisë, nesër (të hënën) do të vizitojë Armeninë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Parviz Ismaili, shefi i zyrës informative pranë presidencës së Republikës Islamike të Iranit, deklaroi: "Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, do të udhëtojë drejt Irevanit për të marrë pjesë në samitin e krerëve të Unionit Ekonomik Euro-Asia që do të zhvillohet ditën e martë".

Ismaili shtoi: "Hasan Ruhani përveç fjalimit që do ta mbajë në këtë samit ku do të shpjegojë potencialet dhe kapacitetet e gjera të Iranit për bashkëpunim tregtar me Unionit Ekonomik Euro-Asia, do të zhvillojë edhe takim dypalëshe me kryeministrin dhe autoritetet e tjera të larta të Armenisë ku do të diskutohen çështjet më të rëndësishme në marrëdhëniet Teheran-Irevan dhe situatën më të fundit në zbatimin e marrëveshjeve dhe projekteve të përbashkëta mes të dy vendeve".

Ismaili gjithashtu tha: "Z. Hasan Ruhani gjatë punimeve të samitit të krerëve të Unionit Ekonomik të Euro-Asia do të zhvillojë edhe takime të ndara me disa prej liderëve të vendeve të pranishme në këtë samit gjatë të cilave do të diskutohen çështjet më të rëndësishme me interes të të dy palëve, çështje rajonale dhe ndërkombëtare".

Z. Hasan Ruhani gjatë kësaj vizite do të shoqërohet nga një delegacion i lartë politik dhe ekonomik.  

 

Tags