Irani posedon fuqi të mjaftueshme për të shmangur komplotet e armiqve
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, Gjeneral Major, Muhamed Bakeri deklaroi se Republika Islamike posedon fuqi të qëndrueshme dhe të fortë parandaluese për të shmangur komplotet e armiqve që mendojnë për çdo formë agresioni kundër Iranit.
"Falënderimi i qoftë Zotit, në kohën e tanishme, është krijuar një formë e qëndrueshme dhe e fortë e mbrojtjes përballë komploteve të armikut që synon të kryejë çdo veprim agresioni kundër Iranit Islamik dhe armiqtë e kanë kuptuar që Irani Islamik gëzon gatishmëri, vendosmëri dhe guxim dhe nuk do të hezitojë të mbrojë idealet, tokën dhe popullin e tij, "tha ai. Komandanti i lartë iranian vuri në dukje se "Në kohën e tanishme, Republika Islamike e Iranit, si një fuqi superiore rajonale, e njeh përgjegjësinë e saj për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe luan një rol themelor në këtë drejtim ... ajo nuk mendon për të luftuar dhe mbjellë pasiguri në rajon dhe kërkon qetësi dhe stabilitet përmes bashkëpunimit rajonal. " Gjeneral Major Bakeri theksoi arritjet e mëdha të bëra nga Divizioni Hapësinor i Gardës Revolucionare dhe tha se përforcimi i aftësive të mbrojtjes, raketave dhe dronëve të vendit, tregon gatishmërinë vigjilente dhe të vendosur të Forcave të Armatosura të Iranit për të kundërshtuar kërcënimet dhe komplotet e armikut dhe për shkatërrimin e terroristëve në zona të ndryshme të rajonit.