Kryeparlamentari Iranian mirëpret deklaratën e Muhamed Bin Salman
Duke përshëndetur deklaratat e Muhamed bin Salman për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Iranit dhe Arabisë Saudite përmes dialogut, kryetari i Parlamentit iranian tha se një dialog i tillë mund të zgjidhë shumë probleme.
Duke folur për kanalin e lajmeve Al Jazeera të Katarit, Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit iranian, tha: " Dera është e hapur për bisedimet mes Arabisë Saudite dhe Iranit". Larixhani shtoi se çdo bisedim midis Iranit dhe Arabisë Saudite mund të zgjidhë shumë nga problemet e sigurisë dhe probleme të tjera të rajonit. "Teherani po kërkon të krijojë një sistem kolektiv të sigurisë në Gjirin Persik me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të rajonit", theksoi kryeparlamentari iranian duke shtuar: "Irani i propozon lëvizjes jemenase Ansarullah që të pranojë çdo armëpushim në Jemen". Kryetari i Parlamentit të Iranit gjithashtu ju referua bisedimeve midis Teheranit dhe Uashingtonit, duke shtuar: "Bisedimet Iran-SHBA nuk janë të ndaluara, por së pari SHBA duhet të heqë sanksionet".